Policia e Kosovës në zonën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Dimcë të Hanit të Elezit, kanë vërejtur një automjet kombi furgon pa targa duke kaluar vijën kufitare përmes rrugëve malore.
Sipas njoftimit, policia ka parandaluar kontrabandë me mallra gjithsej 573 artikuj në vlerë rreth 20.000.00 euro, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorin e Shtetit, ku me urdhër të tij, i dyshuari mashkull kosovar drejtues i mjetit dërgohet në mbajtje për 48 orë, kurse i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...