Njeriu kryesor që është përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë të veriut të Kosovës dhe miku i tij i ngushtë ia kanë mësyrë tenderëve në Malin e ZI.
Bëhet fjalë për kompanitë e krye terroristit Milan Radoiçiq dhe mikut e bashkëpunëtorit të tij në biznes Zvonko Veselinoviq.
Sipas informacioneve të portalit malazez ETV e të transmetuara edhe në Mportal poashtu malazez, kompanitë serbe të biznesmenëve kontrovers Veselinoviq e Radoiçiq, njerëz të afërt të Aleksandër Vuçiqit, po përpiqen të zënë pozita me disa ministra në qeverinë e Malit të Zi për t’ia mundësuar atyre të dyve punën në seksionin e autostradës nga Andrijevica në Boljar, rrugë kjo në Mal të Zi.
Nëse kjo ndodh, sipas ETV në llogaritë e tyre si pjesë e një projekti malazez do të shtohen më shumë se 600 milionë euro.
Portali malazez shkruan se Instituti i Trafikut CIP, një kompani serbe që ka punuar në projektin e rindërtimit të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad dhe që pas vdekjes së 15 personave për shkak të rënies së tendës, publiku vendas e quan atë “kompania me duar të përgjakur”, po tenton të rrëzojë tenderin e kompanisë vendore malazeze ‘Monteput’ për projektin paraprak të autostradës Andrijevicë me një apel.
Kjo ka bërë që procesi i tenderimit të ndërtimit të kësaj autostrade të ndalë përkohësisht. Në lojë tashmë kanë hyrë dy biznesmenët kontrovers nga Kosova. Njëri ndër ta edhe organizator i sulmit në Banjskë.
Meqë sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe sipas portalit nuk po përfillen nga Serbia, kompanitë e Radoiçiqit dhe Veselinoviçit operojnë pa pengesa edhe pse janë në listën e zezë për më shumë se tre vjet.
Dhe tani, sipas informacioneve të Portalit ETV, të dy janë shumë të gatshëm të hyjnë në tregun malazez dhe të marrin pjesë në ndërtimin e seksionit deri në Boljar.
Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiq, njerëz të afërt me Aleksandër Vuçiqin, po përpiqen që – përmes disa ministrave në Qeverinë e Malit të Zi, të ndërtojnë pjesën e autostradës nga Andrijevica në Boljar dhe të kreditojnë pjesën më të madhe të projektit malazez me vlerë më shumë se 600 milion në llogaritë e tyre.
ETV shkruan se pas ndryshimeve të mëdha politike në gusht 2020, dhe që kur partitë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, partitë e Andrije Mandiqit dhe Milan Knezheviqit, u bënë udhëheqës të shumicës parlamentare dhe u bënë pjesë përbërëse e Qeverisë malazeze disa kompani të afërta me SNS-në e Vuçiqit dhe pro-serbët në qeverinëmalazeze filluan të angazhohen në mënyrë aktive në punën e seksionit të dytë të autostradës Bar-Boljari, i cili vlerësohet të jetë mbi 600 milionë euro.
Këtu bëhet fjalë para së gjithash për angazhimin e dy serbëve nga Kosova, aktivë në luftën kundër Prishtinës zyrtare në anën e Beogradit me çdo kusht, dhe njërit – Milan Radoiçiqit – “bosi serb i Kosovës” apo “Eskobari i Kosovës” siç u mbiquajt roli i dukshëm në tentativën për grusht shteti të armatosur në veri të Kosovës.
Shoqëruesi i tij në politikë dhe biznes, Zvonko Veselinoviq, njihet për lidhjen e tij me krimin e organizuar. Kështu, në mesin e vitit 2003, në rrugën Rashkë – Kralevë, në një veturë Golf 4, u arrestua atëherë 23 vjecar Zvonko Veselinoviq së bashku me tre persona të tjerë.
Në veturë u gjetën 3 kilogramë e 190 gramë heroinë Dyshohet se droga ka qenë e destinuar për tregun e Beogradit dhe vlera e saj ka arritur në 150 mijë euro. Mirëpo, më vonë ai u lidh me autoritetet në Beograd, kështu që gjithçka u “harrua”.
Ndryshe nga Radoiçiq, i cili ishte nënkryetar i partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, Veselinoviq nuk ka mbajtur asnjëherë post politik.
Ata të dy kanë vite që zhvillojnë biznesin e tyre, duke u mbështetur tek autoritetet në Serbi. Sipas Radios Evropa e Lirë , tre kompani të lidhura me biznesmenët kontrovers Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq kanë qenë nënkontraktorë në të paktën tre seksione rrugore në Serbi për dy vjet e gjysmë.
Modeli i biznesit të kompanive në pronësi të Veselinoviqit dhe Radoiçiqit duket kështu: shteti punëson kompani kineze për ndërtimin e rrugëve në bazë të një marrëveshjeje ndërmjet Serbisë dhe Kinës, negocion punën drejtpërdrejt me ta dhe merr hua para nga bankat kineze për të siguruar paratë.
Kompanitë kineze më pas zgjedhin nënkontraktorët, dhe për angazhimin e tyre duhet pëlqimi i ndërmarrjeve shtetërore – publike të rrugëve dhe Ministrisë së Ndërtimit.
Ndërtimi i tre pjesëve të rrugës, ku marrin pjesë makinat e Veselinoviqit dhe Radoiçiqit së bashku me kompanitë kineze, i kushtoi Serbisë 950 milionë euro, njoftoi Radio Evropa e Lirë në maj të këtij viti.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...