Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Telegraph`

14:29 | 23 Dhjetor 2024
A Z

Kryeministri Edi Rama konfirmoi të enjten se aplikacioni për ndarjen e videove do të ndalohet nga janari, si pjesë e një plani për t’i bërë shkollat ​​më të sigurta.

”Për një vit, ne do ta mbyllim plotësisht atë për të gjithë. Nuk do të ketë TikTok në Shqipëri”, tha Rama pas takimit me grupet e prindërve dhe mësuesit.

Nuk është ende e qartë nëse argumenti filloi në TikTok, por Rama ka argumentuar se fajin e ka platforma e medieve sociale me bazë në Kinë duke e etiketuar atë “rrugaçi i lagjes”.

”Problemi sot nuk janë fëmijët tanë, problemi sot jemi ne, problemi sot është shoqëria jonë, problemi sot është TikTok dhe gjithë të tjerët që po i marrin fëmijët tanë peng”, tha Rama.

Për këtë ka shkruar e përditshmja britanike ‘The Telegraph’, e cila bëri të ditur se ky është ndalimi i parë i këtij lloji në Evropë.”The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Evropë”.

Ndalimi – i pari i këtij lloji në Evropë – u nxit nga vdekja e një nxënësi 14-vjeçar nga një nxënës tjetër, në mes të nëntorit.

Dy adoleshentët mendohet se janë përleshur në fund të orëve të mësimit, pas një debati në rrjetet sociale.

”14-vjeçari u godit me thikë në zemër dhe vdiq një orë më vonë në spital”, sipas raportimeve të medieve.

Ngjarja u filmua dhe u festua në internet nga disa përdorues të TikTok.

Hetimet për vrasjen janë duke vazhduar./atsh

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme