Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për Kosovën, pas fitores në Festivalin e Këngës

12:21 | 23 Dhjetor 2024
E.G

Grupi “Shkodra Elektronike” ka fituar çmimin e parë në Festivalin e Këngës në RTSH dhe ka shfrytëzuar këtë mundësi për të shprehur mirënjohjen e tij ndaj Kosovës.

Pjesëtarët e grupit, Beatriçe dhe Kola, u shprehën me fjalë emocionale pas fitores, duke përshëndetur publikun kosovar.

Beatriçe, me emocion, tha: “Qao Kosova, nuk e di nëse e ke kuptuar sa shumë të duam. Shumë.” Ndërsa Kola u shpreh më një ton më të sigurt, duke shtuar: “E dini, e dini Kosova, nuk kemi nevojë as ta dëftojmë.” Në fund, Beatriçe përmbylli mesazhin e saj me një falenderim të sinqertë: “Faleminderit.”

Me këtë fitore, grupi “Shkodra Elektronike” do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2025”.

Një arritje e madhe për grupin dhe një mundësi e shkëlqyer për të shfaqur talentin e tyre në nivel ndërkombëtar./Telegrafi

Të ngjashme