Google ADS

Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim të prindërve

10:11 | 23 Dhjetor 2024
E.G

Sot është lansuar program i kuponave për çerdhe ku do të përfitojnë 100 fëmijë të famijeve me asistencë sociale.

Kryeministri i Kosovs, Albin Kurti në fjalën e tij tha se ky program krijon më shumë mundësi për përfshirjeve të fëmijëve nga mosha 3-5 vjeç, nga këto familje në shërbimet e edukimit në moshë të hershme, shkruan Arbresh.info.

“Ky projekt i madh po fillon me pilotimin e oprogramit të kuponëve i cili synon të japë mbshtetje të drejtëpërdrejtë për familjet që janë të regjistruara në skemën e ndihmës sociale.”, tha ai.

Kurti theksoi se programi do të mbulojë pagesën dhe transportin e çerdhes për fëmijet e këtyre familjeve.

“Familjet përfituese të programit do të mund t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe të lisensuara ku programi do të mbulojë pagesën për çerdhe dhe transportin.”, tha kryeministri.

Shefi i qeverise tha se programi financohet nga Partneriteti i Mësimit të Hershëm të Bankës Botërore në shumën prej 1.8 milionë euro apo përafërisht 2 milionë dollarë.

Kurti u shpreh se kjo bazohet në marrëveshjen e grantit të nëshkruar nga Republika e Kosovës dhe Banka Botërore.

Ai tha se përfshirja më e madhe e fëmijëve në edukim krijon hapësira të shtuara për punësimin dhe zhvillimin profesional të prindërve e posaçërisht të nënave duke shërbyer si faktor rritje e qëndrueshmërie ekonomike krahas stabilitetit social dhe psikologjik.

“Ky proces është drejtpërdrejt i lidhur me prioritet tona strategjike dhe me politikat relevante të ndërmarra gjatë këtij mandat të qeverisjes sonë”, tha Kurti, teksa shtoi se me miratimin ligjit për fëmijërinë e hershme në Kuvend në korrik të vitit të kaluar, me hartimin e kurrikulës së re për edukimin në fëmijërinë e hershme dhe pilotimin e saj tani po dëshmohet se veprat flasin më shumë sesa fjalët.

Kryeministri Kurti më tej tha se gjatë mandatit qeverisës, po dëshmohet se si qeveri po qëndron besnik premtimeve të dhëna në mënyrë institucionale dhe me veprim efikas ndërsektorial. /Arbresh.info/

Të ngjashme