Arabia Saudite e ka ndaluar alkoolin gjatë zhvillimit të Kupës së Botës 2034, i cili do të mbahet në këtë vend.
Media britanike “The Guardian” raporton se tifozët nuk do të kenë të drejt të konsumojnë pije alkoolike në stadiume të Botërorit që do të mbahet pas 10 vjetësh në tokën arabe.
E ligjet arabe sigurisht se do t’i respektojë edhe FIFA, e cila është pajtuar me këtë vendim, sipas mediumit britanik.
Shtëpia e futbollit botëror s’e ka ndërmend t’i bëjë presion pushtetit vendorë që t’i lehtësojë rregullat, prandaj ky vendim do të mbetet në fuqi.
E njëjta gjë kishte ndodhur edhe në Botërorin e Katarit në vitin 2022.
Natyrisht, do të ketë hapësira të caktuara ku tifozët e shteteve pjesëmarrëse të ngjarjes më të madhe të futbollit në botë do të mundë të konsumojnë alkool, por jo edhe në stadiume.
Tifozët e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre, por ata janë të paralajmëruar se mund të dënohen rëndë nëse nuk i respektojnë rregullat dhe ligjet në Arabinë Saudite.
Kjo e fundit së fundmi e fitoi edhe zyrtarisht të drejtën e organizimit të Kampionatit Botëror në vitin 2034./abcnews.al/
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...