Gjendja në pikat kufitare të Kosovës, mëngjesin e sotëm paraqitet e qetë me fluks minimal të automjeteve dhe pritje të shkurtra.
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me kolonë prej rreth 700 metrash, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq në Jarinje, qytetarët presin mesatarisht 10-15 minuta, me kolonë prej 100 metrash.
Në pikat e tjera, përfshirë Merdar, Muçibabë, dhe Hani i Elezit, pritjet janë minimale, nga 5 deri në 10 minuta, si për hyrje, ashtu edhe për dalje.
Ndërkohë, për kamionët, fluksi është i papërfillshëm, me pritje vetëm 3-5 minuta në të gjitha pikat kufitare.
Kështu thuhet në raporton e fundit të përditësuar në orën 07:37 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. /Arbresh.info/
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës