Google ADS

Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër

23:28 | 22 Dhjetor 2024
D.H

Real Madridi ka arritur të shënoj fitore me rezultat 4-2 ndaj Sevillas në kuadër të xhiros së 18-të në La Liga.

Protagonist i kësaj ndeshje ishte edhe Kylian Mbappe, i cili shënoi një supergol në këtë sfidë, shkruan Arbresh.info.

Ai ka folur pas ndeshjes ku u shpreh i lumtur me fitoren dhe golin e shënuar.

“Kemi luajtur shumë mire, jemi përmirësuar shumë muajt e fundit. Ishte e vështirë, sepse të luash kundër Seviljes është gjithmonë e tillë. Pas udhëtimit në Katar ishim pak të lodhur, por dhamë gjithçka në pjesën e parë, duke luajtur shumë mirë që në fillim, duke shkelur në fushën e kundërshtarit, duke parë drejt sulmit dhe duke shënuar shumë. Ndjej se tifozët madrilenë ishin të kënaqur me ndeshjen e sotme dhe po ashtu edhe ne”.

“Po njihemi më mirë. Ardhja ime ndryshoi shumë gjëra në ekip, por përshtatja, siç tha trajneri, ka përfunduar. Ndihem shumë mirë dhe mund ta shihni në fushë që e kuptoj më mirë veten me pjesën tjetër. Dhe ne të gjithë tashmë po luajmë shumë më mire”.

“14 gola? Mund të bëj shumë më tepër. E di që kam shumë më tepër futboll në këmbë sesa po tregoj. Por, siç thashë edhe më parë, jam përmirësuar në ndeshjet e fundit. Bilbao më bëri mirë., sepse atje preka fundin; humba atë penallti… Kuptova se duhej të jepja gjithçka për këtë fanellë. Të luaj me personalitet”, tha sulmuesi francez.

Real Madridi ka 40 pikë pas 18 ndeshjeve dhe gjendet në pozitën e dytë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme