Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po vazhdon angazhimet policore për ngritjen e sigurisë në trafik, ndërsa njofton se kanë pranuar denoncime nga qytetarët/mediat për shkelje të ndryshme në trafik.
“Përveç angazhimeve ditore, policia ka pranuar denoncime nga qytetarët/mediat për shkeleje të ndryshme nga ngasës të automjeteve në trafik, identifikimin dhe gjobitjen e të cilëve sot e kanë realizuar zyrtarët e stacionit policor të Podujevës”, thuhet në njoftimin e policisë në Facebook.
“Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...