Google ADS

Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier League

22:24 | 22 Dhjetor 2024
D.H

Manchester United nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon në Premier League ku numëron 22 pikë pas 17 ndeshjeve.

“Djajtë e Kuq” sezonin e nisën me trajnerin Erik ten Hag, i cili u shkarkua pas disa ndeshjeve për shkak të rezultateve të dobëta, shkruan Arbresh.info.

Më tej drejtimin e mori Van Nistelrooy i cili pati rezultate mirëpo, bordi i United kishte vendosur që skuadrën ta drejtojë Ruben Amorim.

Amorim erdhi me shumë bujë skuadra nuk po këndellet as me trajnerin portugez i cili udhëhoqi Sportingut për disa vjet ku sukseset nuk i munguan.

Gjatë ditës së sotme, Manchester United u mposht nga Bournemouthi me rezultat 0-3 në shtëpi.

Kjo bëri që United ta shkruaj një rekord të zi në ligën angleze. Ky sezon shkruan një rekord të zi për “Djajt e Kuq” ku do të jenë në pjesën e poshtme të tabelës, për herë të parë që nga sezoni 1989/90, gjatë Krishtlindjeve.

Man United ka grumbulluar gjithsej 22 pikë deri më tani dhe ndodhet në pozitën e 13-të, me një golavarazh prej 21 golave të shënuar e 22 të pësuar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme