Real Madridi e mbylli vitin 2024 me një fitore ndaj Sevillës e cila e ngrit në vendin e dytë në tabelë me një pikë më pak se liderja, Atletico Madrid.
“Los Blancos” fituan me rezultat 4-2 dhe bën një lojë jashtëzakonisht të mirë e cila nuk ishte parë në sfidat e fundit, shkruan Arbresh.info.
Sa i përket rikthimit të Real Madridit foli trajneri, Carlo Ancelotti i cili lavdëroi lojtarët dhe theksoi mungesën e yllit të ekipit.
“Ne ndihemi më mirë në sulm. Sot na mungonte një lojtar i rëndësishëm si Vinicius, por lojtarët performuan shumë mirë, çdo lojtar kishte një lojë të shkëlqyer. Po ashtu, dolëm më mirë nga prapa dhe kur sulmojmë me një dalje të mirë nga mbrojtja, kemi më shumë mundësi”, tha Ancelotti.
Më tej ai shtoi se gjithçka ka ndryshuar pas humbjes nga Milani.
“Pas humbjes ndaj Milanit, folëm dhe rregulluam gjërat. Jemi rikthyer dhe i kemi zgjidhur problemet. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, je përgjegjës. Falë mbështetjes së lojtarëve dhe klubit, ata nuk më kanë treguar asnjëherë shqetësim, por qetësi dhe mbështetje”, përfundoi ai.
Reali ditë më parë e fitoi trofeun Interkontinental teksa pati një vit të suksesshëm duke triumfuar në La Liga, Ligë të Kampionëve, Superkupë të Spanjës si dhe Superkupën e Evropës./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...