Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet nga Evertoni

16:58 | 22 Dhjetor 2024
D.H

Manchester United assesi të këndellet, pas humbjes që pësoi në mesjavë nga Tottenhami, skuadra e Amorim u deklasua sot në Premier League nga Bornemouthi, duke u mposhtur me rezultat bindës 0-3.

Hujisen shënoi për epërsinë e mysafirëve në minutën e 29-të, shkruan Arbresh.info.

Teksa dy gola të shpejtë u shënuan në pjesën e dytë për të trefishuar rezultatin e Bornemouthit.

Ishte, Kluivert që realizoi nga penalltia në minutën e 61-të. Ndërsa dy minuta më vonë, Semenyoi shënoi për 0-3.

Deri në fund nuk pati gola dhe Bornemouthi arkëtoi tre pikët e radhës që e dërgojnë në pozitën e pestë në tabelë me 28 pikë, kurse “Djatë e Kuq” mbesin në pozitën e 13-të me 22 sosh.

Fitore nuk arriti as Chelsea e cila u ndal me barazimin 0-0 nga Evertoni.

Blutë e Londrës humbën mundësinë për të marrë lidershipin e Premier Leagues së paku për disa orë, derisa Liverpooli ta zhvillojë ndeshjen mirëpo kjo nuk ndodhi.

Pas këtij barazimi ata tashmë janë në kuotën e 35 pikëve, një më pak se “The Reds” të cilët kanë dy pikë më pak, kurse Evertoni gjendet në pozitën e 15-të me 16 sosh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme