Drita ka mposhtur Feronikelin, ndërsa Ballkani ka fituar ndaj Suharekës.
Superliga e Kosovës ka përfunduar sot stinorin vjeshtor me xhiron e tetëmbëdhjetë.
Në Gjilan, Feronikeli e ka filluar ndeshjen mirë duke kaluar në epërsi në minutën e njëmbëdhjetë me golin e Zekollit. Megjithatë, Drita ka reaguar në pjesën e dytë. Broja ka barazuar rezultatin në minutën e pesëdhjetë e pestë, ndërsa në minutën e dytë të kohës shtesë, Manaj ka shënuar golin e fitores për ekipin gjilanas.
Me këtë fitore, Drita arrin në kuotën e dyzet pikëve dhe përfundon stinorin vjeshtor në pozitën e parë.
Ndërkohë, në Suharekë është zhvilluar derbi lokal mes Suharekës dhe Ballkanit. Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi ka arritur fitore të pastër 2-0. Emerllahu ka shënuar golin e parë në minutën e pesëmbëdhjetë, ndërsa Tolaj ka vulosur rezultatin në minutën e gjashtëdhjetë e nëntë. Kjo fitore e mban Ballkanin në vendin e dytë me tridhjetë e tri pikë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...