Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara në zonat kadastrale që kanë pasur probleme me regjistrimin dhe legalizimin e pasurive.
Gjatë takimit në Himarë, ditën e sotme (22 dhjetor) Rama e ka cilësuar këtë proces si një hap të rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve të trashëgimisë dhe pronësisë, veçanërisht për ata që kanë hasur vështirësi për vite me radhë në sigurimin e titujve të pronës.
Kryeministri ka theksuar se ky është një moment i rëndësishëm për qytetarët e Himarës dhe për banorët e zonave të tjera me probleme të ngjashme, duke pasur parasysh rëndësinë e legalizimit të pronave si një hap përpara në zhvillimin dhe stabilitetin ekonomik të këtyre komuniteteve.
“E rëndësishme eshte që sot jem i këtu për të përmbyllur atë që morëm përsipër që bashkë me Vangjelin të gjitha shtëpitë e trashëguara të kenë tapinë dhe të jenë të hipotekuara. Ky proces nuk ka qenë i lehtë dhe nuk është se ndërkohë ne do të vazhdojmë më AMTP që janë një sfidë më vetë si rezultat i problematikës që kemi shpjeguar. Zona e Himarës ashtu dhe disa zona të tjera të Shqipërisë kanë pasur probleme te trashëguara edhe si rezultat i mungesës së azhornmimeve, si rezultat i shumë mbivendosjeve. Më vjen mirë që sot jam këtu bashkë me Bledin i cili na ka ndihmuar në këtë proces edhe me shtysën e vazhdueshme në emër të qytetarëve. Falënderoj edhe drejtuesit vendor të kadastrës që për këtë proces kanë bërë një punë të madhe pasi në 6 muaj kanë bërë atë që pritej prej shumë vitesh dhe kemi arritur që gjithë bazën e punës së bërë më parë ta shfrytëzojmë për ti dhënë një ritëm procesit. Nuk jemi për të bërë mbështetje fushatash por merita i takon Vangjel Tavos. Keni kapur Vangjelin e duhur dhe mos e lëshoni se po qe për punë një Vangjel ka kjo zonë, po qe për sherr ka një Vangjel tjetër po atë mbajeni larg”, tha Rama në takimin e tij me banorët për legalizimin e banesave.
Rama ka theksuar se vlera e shtëpive në Bashkinë e Himarës ka pësuar një rritje të madhe në vitet e fundit dhe do të vazhdojë të rritet si rezultat i investimeve të reja që do të realizohen në këtë zonë. Rama theksoi se jo vetëm qyteti i Himarës, por edhe zona të tjera do të përfitojnë nga projekte të reja që prekin infrastrukturën dhe përmirësojnë cilësinë e jetës. Ai shtoi se, përveç projekteve të zhvillimit urban, janë në plan edhe investime për parkime publike, përfshirë një parkim nëntokësor pranë fushës së sportit, që do të lehtësojë lëvizjen e mjeteve.
“Një shtëpi ka vlerën e saj në varësi edhe si është qyteti apo fshati ku është e vendosur, si është ekonomia e kështu me radhë dhe për këtë arsye është më shumë vlerë t’ju sjellë në vëmendje se jo vetëm e vlera e shtëpisë në bashkinë e Himarës është rritur në mënyrë marramendëse krahasuar deri 10 vjet më parë por do vazhdojë të rritet si rezultat e investimeve që do të bëhen në Bashkinë e Himarës, kemi një sërë projektesh të reja të cilat prekin jo vetëm qytetin e Himarës por edhe pikat e tjera dhe kemi vendosmërinë ti realizojmë në kohë. Sot nuk është më qeveria që shtyn bashkinë të bëjë projekte por është bashkia që na rri në kokë të mbështesim projekte. Do ti japim vlerë çdo metri katror të bashkisë Himare, apartamenti, do të rrisim cilësinë e jetës përmes investimeve edhe për parkimet publike, ku diskutimet janë për një parkim nëntokësor tek fusha e sportit ku do të mund të akomodohen shumë mjete”, u shpreh Rama.
/rtsh.al/
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...