“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit

10:55 | 22 Dhjetor 2024
E.G

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e TikTok, sipas një anketimi të bërë nga Ministria e Arsimit.

“Mirmëngjes dhe me vendimin e nxjerrë nga 1300 takime të organizuara në të gjithë territorin e vendit nga Ministria e Arsimit, ku morën pjesë 65.000 prindër, si edhe nga anketimi i bërë ku mbi 90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në platformën TikTok në Shqipëri, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama në një postim në “Facebook” këtë mëngjes.

Një ditë më parë, kreu i qeverisë u shpreh se ndihet i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër dhe kjo platformë do mbyllet për një vit.

“Unë sot ndihem i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër, pas një diskutimi të gjerë dhe gjithëpërfshirës me të gjithë faktorët që janë drejtpërdrejtë që janë të lidhur me këtë sferë të edukimit dhe sigurisë të fëmijëve tanë, kemi një produkt konkret, me masa konkrete dhe kemi sigurinë që duke zbatuar këtë plan do të kemi një sistem arsimor më të mirë dhe më të sigurt”, u shpreh Rama.

Të ngjashme