Google ADS

Pritje mbi një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

09:45 | 22 Dhjetor 2024
E.G

Ardhja e bashkëatdhetarëve në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit në gjirin e tyre familjar e ka shtuar fluksin në pikat kufitare, sidomos në ato me Serbinë.

Nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se pritjet për të hyrë në vendin tonë, nga Dheu i Bardhë shkojnë mbi  një orë e gjysmë mëngjesin e së dielës.

Kolona e automjeteve shkon 1 mijë e 100 metra.

Sipas të dhënave të përditësuara sot rreth orës 09:23, në pikat tjera kufitare pritjet nuk janë të gjata./Arbresh.info/

Të ngjashme