Autoritetet në shtetin Victoria kanë lshuar urdhra për evakuim pas një zjarri të përhapur në rajonin Grampians.
Mediat raportojnë se policia ka informuar komunitetet lokale në pjesën perëndimore të shtetit Victoria për kërcënimin dhe u ka kërkuar njerëzve që të largohen menjëherë, me një zjarr në rajonin Grampians më shumë se i trefishuar brenda 24 orëve.
Policia gjithashtu u ka kërkuar pushuesve që të shmangin zonën pasi zjarri atje po përhapet.
Njerëzve në Bellfield, Bellfield Settlement, Flat Rock Crossing, Fyans Creek, Halls Gap dhe Grampians u është kërkuar që të evakuohen menjëherë.
Zjarri është përhapur në një madhësi prej më shumë se 30 mijë hektarësh, respektivisht nga dje duke u përhapur nga rreth 7.500 hektarë dhe aktualisht era po e shtyn zjarrin në disa zona.
“Ky zjarr është në zona ku nuk mund të futemi me makineri ose ekuipazhe dhe kështu strategjia jonë duhet të jetë ‘djegia’, ideja e luftimit të zjarrit me zjarr”, tha Glen Rudolph nga Menaxhimi i Zjarreve në Pyje i Victorias.
Aktualisht, rreth 400 zjarrfikës po punojnë për të shuar flakët me më shumë se 100 cisterna dhe 25 avionë.
Javën e kaluar, autoritetet po ashtu urdhëruan banorët e disa qyteteve në shtetin Victoria që të evakuohen pas një zjarri “jashtë kontrollit” në juf të qytetit Ballarat./abcews.al
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...