Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i Bardhë, në rrugën Gjilan – Bujanoc.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ku pas trajtimit janë liruar për në shtëpi.
“Në orën 18:05 ka ndodhur një aksident në mes të dy automjeteve, një me targa vendore e tjetra me targa të huaja. Në këtë aksident janë lënduar shtatë persona, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në qendrën emergjente të Spitalin Rajonal të Gjilanit. Pas ndihmës mjekësore të gjithë janë liruar për në shtëpi. Lëndimet kanë qenë të lehta”, tha ai./Arbresh.info/
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin