Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar projektin e Stadiumit të ri Kombëtar të Kosovës.
Abdixhiku tha se stadiumi i ri do të ndërtohet në Bërnicë të Prishtinës dhe sipas tij do të ketë një kapacitet prej 25-30 mijë ulëseve.
“Ky investim, prej 60 milionë eurove, do t’i jep Kosovës arenën më moderne në histori! Në këtë tempull e arenë futbolli, ëndrrat e sportistëve të rinj, ambasadorëve të ardhshëm të vendit do të prekin realitetin e destinuar kaherë. Dhe aty, Kosova, atdheu ynë, do të lartnohet në secilën sfidë, siç i ka hije, siç e kemi ëndërruar gjithnjë”, shkroi Abdixhiku.
Më tej, ai tha se është koha për një politikë që fjalët e thata, sipas tij, i zëvendëson me investime që e bëjnë të ardhmen e vendit.
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...