Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka thënë se është hera e parë që FBI, sipas informacioneve të tij, i jep ndihmë institucioneve të Kosovës në rastet ku dyshohet se ka gisht Serbia.
Bëhet fjalë për sulmin terrorist të 29 nëntorit në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit, ku mbrëmjen e së premtes ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier dha informatën ekskluzive në Klan Kosova se FBI po merret me hetimet e këtij akti.
“Me sa e di unë është hera e parë që hetuesit e FBI-së iu ndihmojnë institucioneve të Kosovës në rastet ku dyshohet se ka pasur gisht Serbia, apo struktura të caktuara të Serbisë, në krahasim me rastin e njohur të Banjskës, ku personalisht mendoj se atëherë do të duhej që Kosova vet të kërkonte hetime ndërkombëtare”, tha Ramadani në emisionin “Info Magazine”.
Tutje, Ramadani shton se FBI jo vetëm që është njëra prej institucioneve hetuese më të mira në botë, por ekspertiza e saj dhe pajisjet që posedon i hyjnë në ndihmë shumë Kosovës.
“Sulmi në Ibër-Lepenc ka qenë i ekzektuar prej një grupi profesionistësh,të cilët mund të jenë aktiv në institucionet e sigurisë së Serbisë apo të një shteti tjetër, apo mund të jenë të pensionuar, e punojnë si mercenarë. Në kuptimin profesional, jo vetëm nga ndarja ose dhënies së ekspertizës së FBI që është një prej institucioneve hetuese më të mira në botë, por po ashtu edhe në përdorimin e pajisjeve, por edhe në përdorimin e surveimit edhe ajror edhe të hapësirave të tjera” , tha ish-inspektori.
Ai flet edhe për sulmin në Banjskë, ndaj të cilit nuk u zhvilluan hetimet e njëjta si në Ibër-Lepenc nga ndërkombëtarët.
“Nivelet e hetimit janë në stade, pra në nivele të ndryshme. Ajo që ka ndodhur në Banjskë, hetimet e Banjskës janë kryer nga institucionet e Kosovës, ndërkaq hetimi i përgjithshëm i situatës së sigurisë dhe raporteve mes shteteve, apo ndërlidhjes eventuale mes shteteve, është kryer edhe nga mekanizmat ndërkombëtar për nevojat e veta, por jo si hetim penal”.
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në ...
Kina thotë se SHBA-ja po “luan me zjarrin”, për shkak të mbë...
Rohde falënderon Kosovën për mbështetjen pas sulmit në Gjerm...
Festat e fundvitit, fluks i shtuar i udhëtarëve në Kakavijë
Pritje mbi një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë për të hyrë në ...
Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë R...