Manchester City mposhtet nga Aston Villa

15:54 | 21 Dhjetor 2024
Q L

Aston Villa ka shënuar fitore 2-1 ndaj Manchester City në Javën e shtatëmbëdhjetë të Premier League.

Goli i parë për vendasit në ndeshjen e zhvilluar në “Villa Park” ka ardhur në minutën e gjashtëmbëdhjetë, kur Duran ka shënuar pas një aksioni të mirë të skuadrës së drejtuar nga Unai Emery.

Pjesa e parë ka përfunduar me epërsinë minimale të Aston Villa.

Në minutën e gjashtëdhjetë e pestë, Rogers ka dyfishuar rezultatin për vendasit.

City ka arritur ta ngushtojë diferencën vetëm në minutën e tretë të kohës shtesë, kur Phil Foden ka realizuar golin e vetëm për ekipin e trajnerit Pep Guardiola.

Aktualisht Aston Villa gjendet në vendin e pestë në tabelë me njëzet e tetë pikë, ndërsa Manchester City në vendin e gjashtë me njëzet e shtatë pikë. Tabela kryesohet nga Liverpool me tridhjetë e gjashtë pikë./rtk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme