Rama: TikTok do mbyllet për një vit

13:57 | 21 Dhjetor 2024
K.B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga takimi me prindër e mësues diskutoi masat e reja të qeverisë në shkolla, duke filluar me mbylljen e platformës së shumë diskutuar, Tiktok.

Rama tha se ndihet i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër dhe kjo platformë do mbyllet për një vit.

“Unë sot ndihem i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër, pas një diskutimi të gjerë dhe gjithëpërfshirës me të gjithë faktorët që janë drejtpërdrejtë që janë të lidhur me këtë sferë të edukimit dhe sigurisë të fëmijëve tanë, kemi një produkt konkret, me masa konkrete dhe kemi sigurinë që duke zbatuar këtë plan do të kemi një sistem arsimor më të mirë dhe më të sigurt”-u shpreh Rama./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme