Google ADS

Policia parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia

12:27 | 21 Dhjetor 2024
K.B

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në Komunën e Gjilanit.

Siç, bëhet e ditur nga njoftimi, në rrugën Gjilan-Prishtinë, është hasur një kamion me targa vendore nga drejtuesi M.S i moshës 40 vjeçare.

Gjatë kontrollit të kamionit, policia ka hasur mallra komerciale të kontrabanduara nga Serbia, shkruan Arbresh.info

Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore procedim të mëtejshëm të rastit nga Dogana e Kosovës.

Njoftimi nga policia:

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra

Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitet e Taskë Forcës -Lindje në bashkpunim me Doganen e Kosovës, në zbatim të detyrave dhe luftimin e kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren në brezin kufitar Republikës së Kosovës dhe Serbisë, në zonën që kufizohet me komunën e Kamenicës dhe Gjilanit.

Me date 20.12.24, njësitet e lartcekura në orët e vona nē magjiatralen Gjilan-Prishtinë kanē ndaluar nje kamion me targa vendore me drejtues M.S., i moshës 40 vjeçar nga Lipjani. Gjatë kontrollit te kamionit janē hasur mallra komerciale te kontrabanduara nga Serbia ku për mallin i njëjti ka pasur disa fatura të lëshuar nga vendi i origjinës se mallit (Serbia).

Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore procedim të mëtejshëm të rastit nga Dogana e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme