Prishtina synon ta mbyll ‘vjeshtën’ me fitore ndaj Malishevës, formacionet zyrtare

12:15 | 21 Dhjetor 2024
E.K

Prishtina dhe Malisheva kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit janë nikoqir të malishevasve në ndeshjen e fundit të sezonin vjeshtor, e cila pritet të zhvillohet në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Jaen Michel-Cavallit vjen në këtë ndeshje pas një barazimi dhe një humbje dhe synon t’i kthehet fitores dhe ta mbyll sezonin vjeshtor me fitore.

Edhe ekipi i Bekim Isufit vjen nga një formë e njëjtë, por synon rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Prishtina: Nika; Limani, Vitija, Raçi; Bytyqi, Islami, Salihu, Gallapeni; Llugiqi, Kryeziu, Krasniqi;

Malisheva: Velii; Pira, Malijki, Kryeziu, Veliu; Ferati, Ndjigi, Brruti; Limaj; Xhylani, Hazrollaj./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme