Man United mund ta transferojë falas yllin e Barcelonës gjatë afatit të janarit

21:34 | 20 Dhjetor 2024
R J

Afati kalimtar i janarit po afrohet dhe Manchester United mund të detyrohet që ta transferojë një lojtar të ri në rast largimi të Marcus Rashford.

Më herët këtë javë, Rashford kishte pranuar se është i gatshëm të largohet nga klubi i tij i fëmijërisë, vetëm pak ditë pasi u la jashtë derbit me Manchester Cityn nga Ruben Amorim.

United do t’i konsideronte ofertat prej 40 milionë eurosh për Rashford, sipas Daily Mail, të cilët sugjerojnë se ‘Djajtë e Kuq’ po synojnë të rrisin fondet për ta përforcuar ekipin.

Një opsion potencial në janar për ta mund të jetë edhe Dani Olmo për shkak të pasigurisë që është krijuar shkaku i kontratës së tij tek Barcelona.

Siç qëndrojnë gjërat, Olmo nuk do të jetë në gjendje të luajë për Barçën nga fillimi i vitit të ardhshëm, pasi regjistrimi i tij i përkohshëm skadon në fund të 2024.

Thënë më saktë, kur mesfushori spanjoll iu bashkua atyre nga Leipzigu në verë për 50 milionë euro, ai nuk ishte në gjendje të regjistrohej shkaku i problemeve financiare të klubit.

26-vjeçari ka shënuar gjashtë gola në 14 ndeshje për blaugranasit, por siç u përmend më herët, regjistrimi i tij skadon në fund të vitit, gjë e cila ka vendosur të ardhmen e tij në pushim.

Në fakt, mediumi spanjoll Mundo Deportivo ka thënë se Olmo ka një klauzolë në kontratën e tij e cila i lejon atij të largohet nga Barça falas në rast se nuk regjistrohet në janar, teksa The Athletic ka bërë me dije se me të vërtetë Olmo mund të largohet falas./Telegrafi/

Të ngjashme