Google ADS

Cilave ushqime nuk mundi t’iu rezistonte ambasadori Hovenier gjatë misionit në Kosovë?

20:54 | 20 Dhjetor 2024
R J

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka treguar se cilat ushqime i kanë pëlqyer më së shumti gjatë misionit në vendin tonë.

Hovenier në intervistën përshëndetëse në “Rubikon” të Klan Kosova, tha se i pëlqyen shumë mantijat dhe flija.

“Kurrë nuk i refuzoj mantijat e mira. Ato janë shumë të mira. Kam ngrënë më shumë fli se që do të duhej, por nuk jam pishman për asnjë kafshatë. Ato janë disa prej ushqimeve që më pëlqejnë më së shumti”, tha ambasadori.

Po ashtu ai vlerësoi edhe disa vende të Kosovës, por që e kishte të vështirë t’i përzgjidhte.

“Është vështirë të përmend vetëm ndonjë vend sepse pavarësisht se çfarë them unë, të tjerët do të ofendohen përse nuk kam folur për vendin e tyre, por ka shumë për të parë dhe bërë. Gruas sime dhe mua na pëlqen të ngjitemi bjeshkëve. Asaj i pëlqen më shumë se mua, por të dy dalim ecje në bjeshkë. Kemi kaluar kohë në Grykën e Rugovës. Më pëlqen të shkoj në vende historike. Siç mund ta mbani mend, më pëlqen arkeologjia dhe këtu janë gjitha ato vende arkeologjike klasike dhe bizantine. Unë jam shumë krenar që Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet punën e gërmimit në Dresnik, për shembull. Dhe ka gjëra kaq interesante që ndodhin në Ulpianë. Më pëlqen të shkoj në Prizren dhe thjesht të shoh qytetin, të ngjitem në kala, të shikoj poshtë dhe të shoh qytetin. Më pëlqen të shkoj në Pejë. Shumica e vendeve janë interesante dhe të këndshme”, u shpreh ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme