Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin Tetor 2024 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e emergjentëve të tjerë.
Sipas ASK-së më shumë energji elektrike në dispozicion ne muajin tetor 2024 sesa në muajin tetor 2023.
“Gjatë muajit Tetor të vitit 2024 energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 544.16 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 391.74 GWh apo 10.09 % më i madh, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak . Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 8.29%”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, importi i energjisë elektrike në tetor të vitit 2024 ishte 254.41 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 250.46 GWh, këtu janë të përfshira edhe sasia e transmisionit.
Kurse prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton ose 23.78% më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist