Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali në seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë tha se Shqipëria do të vazhdojë të mbështes Kosovën në Këshillin e Evropës.
Spiropali tha se sfidat që ka Kosova janë edhe sfidat e Shqipërisë.
Sipas saj dy vendet duhet të punojnë së bashku për tu bërë qytetarë evropian.
“Është kënaqësi e madhe, por ka një problem, ne që po takohemi jemi pak, do duhej të ishim më shumë, do duhej të ishim me mijëra dhe prapë pak janë. Duhet të takohemi të gjithë, aq sa jemi, aq sa shqiptarë ka bota me miliona, aq sa ka bota se nuk na zë kjo sallë. Ka salla tjera që na zë, janë fushat, luginat ku mundemi me të takohemi dhe me u çmall e me u mirëkuptua mes vete. Derisa toka të dridhet, derisa Zoti të habitet, derisa Adem Jashari të habitet në varr, derisa bota ta mësojë se çka mund të bëjmë kur jemi bashkë. Realizimi i objektivit tonë strategjik është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, integrimi euroatlantik i Kosovës dhe njohja përfundimtar e saj si një realitet i pakthyeshëm gjeopolitik. Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në Këshillin e Evropës. Sfidat që ka Kosova janë edhe sfidat tona. Duhet të punojmë së bashku për tu bërë qytetarë evropian”, tha kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë./Arbresh.info/
Man United mund ta transferojë falas yllin e Barcelonës gjat...
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”