Reperi i njohur Noizy bëri një paraqitje të jashtëzakonshme në natën e parë të Festivalit të 63-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, duke u ngjitur në skenën e Pallatit të Kongreseve si i ftuar special.
Në një ngjarje që mbledh emra të njohur të muzikës shqiptare, performanca e Noizyt ishte një moment i veçantë, sidomos pasi ai mori pjesë në një interpretim të drejtpërdrejtë me orkestrën simfonike të RTSh-së.
Gjatë paraqitjes, Noizy interpretoi live këngën “Vllazni”, e cila është pjesë e kolona zanore e filmit të tij më të fundit me Bleri MDestanin, “Trouble Shooters”.
Ky ishte një moment i paharrueshëm për të gjithë ata që ndodheshin në Pallatin e Kongreseve, pasi ishte një nga herët e rralla që reperi performonte live me një orkestër simfonike, duke dhënë një dimension të ri përmes tingujve të pasur dhe të fuqishëm të muzikës.
Festivali i RTSh-së, që ka mirëpritur gjatë viteve ikona të muzikës shqiptare, ka një histori të pasur me performanca të ndryshme muzikore, por rrallë herë ka pasur mundësinë të ketë një reper si Noizy në skenën e saj. Ky moment ishte një shenjë e hapjes së dyerve për shkrirjen e dy botëve të ndryshme muzikore – asaj tradicionale dhe asaj moderne, ku hip-hop-i dhe orkestrat simfonike mund të bashkohen për të krijuar diçka të veçantë dhe të paharrueshme.
Në këtë mënyrë, Noizy jo vetëm që ka lënë një gjurmë të fortë me performancën e tij, por ka shënuar një moment të rëndësishëm në historinë e Festivalit të Këngës, duke sjellë një erë të re në një nga ngjarjet më prestigjioze të muzikës shqiptare.
Publiku i pranishëm ka reaguar me entuziazëm dhe ka duartrokitur gjatë gjithë paraqitjes, duke treguar se Noizy, si një emër i njohur i muzikës, ka vendin e tij në çdo skenë, pavarësisht stilit të tij muzikor.
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat
Rasti “Thaçi dhe të tjerët” me vendim për pjesëm...