Të mërkurën u bë pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Gjykatës Kushtetuese.
Zyrtarisht, Gresa Caka – Nimani, këtë përgjegjësi ia kaloi Nexhmi Rexhepit.
Me këtë rast, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, shprehu habinë se si asnjë zyrtar i lartë qeveritar s\ishte i pranishëm në ceremoninë zyrtare.
“Urime znj. Caka-Nimani për përfundimin e mandatit të saj dhe z. Rexhepi për zgjedhjen e tij si kryetar i ardhshëm i Gjykatës Kushtetuese. Jam dakord me Aivo: Roli i Gjykatës Kushtetuese në mbështetjen e sundimi të ligjit dhe demokracisë është i domosdoshëm. E habitshme që asnjë qeveritar i lartë nuk mori pjesë në seancën solemne të djeshme për të vlerësuar punën e Gjykatës”, shkroi ai në X.
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana