Interi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, Kristjan Asllani me super-gol

23:37 | 19 Dhjetor 2024
R J

Interi ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë, pasi eliminoi Udinesen me rezultat 2-0.

Nerazzurët përfunduan punë me kundërshtarin e tyre qysh në pjesë të parë.

Në minutën e 30-të, Interi kaloi në epërsi me golin e Marc Arnautovic, që u asistua prej Mehdi Taremit.

 

 

Kristjan Asllani vulosi fitoren e Nerazzurëve me një euro gol prej goditjes nga këndi në minutën e 45+2-të.

Në çerekfinale, Interi do të përballet me Lazion, pasi këta të fundit eliminuan Napolin 3-1. /Telegrafi/

Të ngjashme