Mungesa e zinkut ka një lidhje të fortë me tensionin e lartë të gjakut.
Ky është konkluzioni i një studimi të cilit i referohet AgroWeb.org sipas të cilit zinku tjetërson përpunimin e kripës nga ana e veshkave dhe rritjen e tensionit.
Mungesa e zinkut është shumë e përhapur tek njerëzit e prekur nga sëmundjet kronike.
Këtu përfshihen: diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet kronike të veshkave.
Tensioni i gjakut ndikohet fort edhe nga mënyra se si veshkat përthithin dhe nxjerrin kripën e tepërt nga organizmi.
Sa më pak sodium të ketë në urinën e njeriut aq më i lartë do të jetë tensioni i gjakut, thonë ekspertët.
Çfarë Është Zinku?
Zinku është një metal i dobishëm për shëndetin e njeriut.
Nëse organizmi ka sasi të tepërta apo të pakëta të zinkut, ekuilibrat e shumë sistemeve përfshirë këtu tensionin e gjakut pësojnë luhatje.
Sipas ekspertëve, tepricat e zinkut ndikojnë në tensionin sistolik të gjakut.
Ata shpjegojnë se nëse njeriu merr teprica të zinkut mund të përballet me një stres të lartë oksidues në enët e gjakut.
Zinku është një mineral që ndërvepron me minerale të tjera, veçanërisht bakrin me të cilin ndikojnë në tensionin e gjakut.
Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org shpjegon se kur ndërveprimi i këtyre mineraleve nuk është në sinkron, pasojat i vuan tensioni i gjakut.
Prishja e ekuilibrave të zinkut dhe bakrit në trup rrit rrezikun e tensionit të lartë të gjakut ose siç njihet ndryshe hipertensioni.
Për pasojë, ekspertët rekomandojnë kujdes në lidhje me sasitë e zinkut.
Sasia e rekomanduar ditore e zinkut për meshkujt është 11 mg në ditë.
Për femrat, sasia e rekomanduar ditore është 8 mg.
Megjithatë, sasia e nevojshme e zinkut është në varësi të shumë faktorësh.
Këtu përfshihen: mosha, sëmundjet apo shtatzania.
Vetëm një mjek specialist mund të këshillojë sasinë e nevojshme të zinkut që mund të merren nëpërmjet suplementëve. /AgroWeb.org
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...