Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pasi autoritetet serbe kanë refuzuar vizitën e Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku në Luginë të Preshevës.
Ai ka përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pengimi i vizitës së Ministrit Hajrulla Çeku në Preshevë nga autoritetet serbe është përpjekje e radhës për të izoluar shqiptarët e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Kamberi tutje ka thënë se kur edhe shkëmbimi kulturor i pengon është dëshmia më e mirë e karakterit autoritar, diskriminues e antishqiptarë i pushtetit të Vuçiqit.
“Tentativat me na izolua dhe pengesat artificiale nuk mund ta zhbëjnë lidhjen tonë historike, kulturore dhe njerëzore me Kosovën”, ka shkruar Kamberi./Arbresh.info/
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat
Rasti “Thaçi dhe të tjerët” me vendim për pjesëm...
Tre zyrtarë policorë të lënduar pas vetaksidentit në Varagë ...
Pirro Çako fshin nga YouTube këngën me 6 milionë shikime të ...
Policia prezanton punën dhe aktivitetet policore në veri