Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka marrë pjesë sot në tubimin e Forumit Rinor të kësaj partie.
Abdixhiku në Facebook ka theksuar se pushteti është “oldtimer politikë, të çuditshëm dhe ankues të padurueshëm”.
Tutje, ai tha se 9 shkurti është përcaktues i të ardhshmes tuaj.
“Kjo e ardhme nuk i takon atyre që ndajnë e përçajnë e ndjellin veç vrer Sonte, në Prishtinë, vazhduam me tubimin e madh me Forumin Rinor! Mes energjisë, pozitivitetit e ndjenjës vibrante të një force që dridhë, gjetëm përcaktimin e fatit tonë për ndryshim! Ndryshimi po vjen! Ky është momentum i ri tashmë!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Abdixhiku:
Kjo e ardhme nuk i takon atyre që ndajnë e përçajnë e ndjellin veç vrer
Sonte, në Prishtinë, vazhduam me tubimin e madh me Forumin Rinor! Mes energjisë, pozitivitetit e ndjenjës vibrante të një force që dridhë, gjetëm përcaktimin e fatit tonë për ndryshim!
Ndryshimi po vjen!
Ky është momentum i ri tashmë!
Jam i sigurt se teksa ne mblidhemi sot këtu dhe flasim për të ardhmen e shpresë, ka zëra cinik jashtë, që vazhdojnë të ndajnë, përçajnë, e shprehin secilin mllef ndaj gjithçkaje që nuk ngjason me ta. Pushtetia agresiv e arrogant sot jep helm e vrerë!
E vërteta është që s’duam të ngjasojmë me ta!
Që s’duhet të ngjasojmë me ta!
S’do të ngjasojmë me ta!
Janë të çuditshëm. Janë besa dhe të mërzitshëm.
Janë thjeshtë oldtimera politik! Ankues të padurueshëm politik!
Sonte, u fola të rinjëve si një ëndërrimtar i madh i të ardhmes që duam ta kemi dhe – më lejoni ta them me plot bindje se do ta kemi!
Do ta kemi të ardhmen që e meritojmë!
Kjo e ardhme nuk i takon atyre që ndajnë e përçajnë e ndjellin veç vrer! Kjo e ardhme u takon atyre që besojnë në Republikë! Besojnë në vendin tonë origjinal, të barabartë e krenarë, mes popujve e kombeve Evropiane. Kjo e ardhme na takon neve që nxisim shpresë e besim!
Kjo e ardhme u takon atyre që besojnë në rini, në juve, pasurisë më të madhe tonën. U takon atyre që ëndërrojnë dhe guxojnë të ëndërrojnë; guxojnë t’i kthejnë këto ëndrra në veprime e aksione, aq të forta, aq të qarta, aq dridhëse, sa që do të dridhin Kosovën më 9 shkurt të vitit që po na vjen!
Rinia e Kosovës don ndryshim!
Ndryshim do të ketë!/Arbresh.info/
Festat e fundvitit, fluks i shtuar i udhëtarëve në Kakavijë
Pritje mbi një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë për të hyrë në ...
Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë R...
Antidroga në Prishtinë gjen një sasi të kokainës dhe një rev...
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media