Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për Shkëmbimin e Kadetëve në mes të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së dhe Kolegjit Ushtarak Mbretëror Saint-Jean të Kanadasë.
FSK-ja njofton se marrëveshja e nënshkruar mundëson bashkëpunimin në mes të dy akademive në shkëmbim reciprok të kadetëve në kuadër të semestrave dhe viteve akademike.
Si rezultat i kësaj nga semestri i dytë i vitit akademik 2024/2025 do të ndodhin shkëmbimet e para në mes të dy akademive reciproke.
“Kjo marrëveshje do të ofrojë mundësi të zhvillimit të kadetëve të FSK-së, përparimin e mëtejmë të programit profesional “Nëntoger në Forcat e Armatosura” dhe rritjes së ndëverprueshmërisë së FSK-së. Nga fillimi i vitit 2025 kadetët e FSK-së do të kenë mundësi që të ndjekin studimet për një semestër në Kanada dhe të shkëmbejnë përvoja me kolegët e tyre nga Kanadaja dhe anasjelltas”, thuhet në njoftim.
Si prioritet i shefit të ushtrisë së Kosovës, Gjeneral Jasharit, është ofrimi i mundësive ndërkombëtare për Qendrën e Studimeve Universitare si dhe programeve të shkëmbimit të kadetëve synon rritjen e cilësisë së edukimit ushtarak dhe profesionalizmin e kadetëve si dhe oficerëve të FSK-së.
“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është domethënëse pasi që mundëson që kultura e bashkëpunimit ne shtete aleate të kultivohet qysh herët në fillet e karrierës ushtarake si kadetë”, thuhet në fund të njoftimit./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...