Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mirëpriti në takim ministrin e Jashtëm polak, Radosław Sikorski, i cili po viziton Shqipërinë.
Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi marrëdhënien shumë të mira dhe miqësore, si dhe bashkëpunimin në rritje mes Shqipërisë dhe Polonisë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, duke veçuar ekonominë dhe turizmin.
Gjatë takimit, Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë për integrimin në Bashkimin Evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai u shpreh besimplotë se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe gjatë Presidencës së BE-së nga ana e Polonisë, duke filluar nga janari 2025, përfshirë hapjen e grup-kapitujve të mbetur të negociatave të vendit tonë me BE-në.
Në bashkëbisedimin e zhvilluar, presidenti shqiptar i kërkoi ministrit të jashtëm polak mbështetje për rritjen e njohjeve të Kosovës dhe pranimin e saj në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.
/ rtsh.al /
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...