Me mbështetje të Misionit të OSBE-së, Policia e Kosovës organizoi më 19 dhjetor 2024 në Prishtinë një punëtori njëditore për vlerësimin e zbatimit të Strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe të Planit të Veprimit 2021-2025. Ky plan përmban pesë objektiva strategjike, 27 nën-objektiva dhe 99 aktivitete.
Sipas njoftimit, ky është vlerësimi i katërt vjetor dhe qëllimi i tij është t’iu ofrojë pjesëmarrësve një pasqyrë të progresit aktual për aktivitetet gjatë vitit 2024, si dhe i njëjti do të përdoret për të identifikuar vështirësitë gjatë zbatimit të planit të veprimit dhe për të nxjerrë rekomandime për zbatim në të ardhmen.
Kolonel Gazmend Hoxha, e vlerësoi mjaft të rëndësishme dhe të nevojshme implementimin e kësaj strategjie.
“Në këtë punëtori me një fjalë hyrëse pjesëmarrësve iu drejtua drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, i cili e vlerësoi mjaft të rëndësishme dhe të nevojshme implementimin e kësaj strategjie, e cila vlerësohet si një strategji bazë për implementimin edhe të strategjive tjera, të cilat ndihmojnë, lehtësojnë dhe avancojnë punën e Policisë së Kosovës, e në veçanti të avancimit të bashkëpunimit dhe partneritetit me komunitetin, si çelës i rritjes së vazhdueshme të sigurisë, integritetit, imazhit dhe besimit policor në vend. U kërkua që kjo strategji të implementohet dhe të monitorohet si e tillë, si dhe të planifikohet për vazhdimin e saj në të ardhmen”, thuhet në njoftim.
Anëtarët e grupit punues të PK-së bënë një përmbledhje mbi zbatimin e planit të veprimit brenda detyrave sipas kompetencës së departamenteve dhe drejtorive policore.
Pjesë e kësaj punëtorie ishin edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Inspektoratit Policor të Kosovës, misionit të OSBE-së në Kosovë, ICITAP-it, UNDP-së dhe drejtorët e divizioneve e drejtorive rajonale të PK-së, të cilët kontribuuan me komentet dhe rekomandimet e tyre./Arbresh.info
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...