Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit Z.P, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.
I pandehuri dyshohet se ka marr pjesë në vrasjen, plagosjen, dëbimin masiv dhe plackitjene shqiptarëve që nuk kanë qenë në luftë, përcjell Arbresh.info
“Hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri Z.P, i armatosur, i uniformuar, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen, plagosjen, dëbimin masiv dhe plaçkitjen e qytetarëve civil të nacionalitetit shqiptar që nuk ishin të përfshirë në luftë”, thuhet në njoftim.
Prokurori i Shtetit ka propozuar zhvillimin e gjykimit në mungesë, duke qenë së i pandehuri është në arrati.
“Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar në ndjekjen e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, për të siguruar drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për kryesit e tyre, në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit