Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk ishte e qëllishme

11:04 | 19 Dhjetor 2024
D.H

Parisi triumfoi ndaj Monacos në ndeshjen e Kupës së Francës me rezultat 2-4.

Por e gjithë vëmendja ishte tek portieri, Gianluigi Donnarumma i cili mori një goditje të rëndë në fytyrën e tij nga Singo i Monacos, shkruan Arbresh.info.

Singo e goditi aksidentalisht me këpucën Donnarumma në fytyrë teksa tentoi të largonte topin.

Pas ndeshjes ai kërkoi falje publike ndaj portierit italianit, duke potencuar se nuk ka qenë e qëllimshme.

“Dua t’i kërkoj falje Gianluigi Donnarumma. Veprimet e mia qartazi nuk ishin të qëllimshme, por pasi pashë se ai pësoi një dëmtim të rëndë në fytyrë, ju uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Singo.

Edhe pse e dha atë goditje në fytyrë, Signo nuk u ndëshkua me karton të kuq./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme