Biznesmeni dhe modeli shqiptar, Elton Ilirjani, i cili këto ditë ka qëndruar pranë dhe e ka ndihmuar aktoren Parashqevi Simaku, ka bërë një rrëfim ekskluziv në “Top Story” me Grida Dumën.
Ai ka treguar se si arriti deri te kontakti me të, takimin e parë, bisedat që ka bërë me artisten shqiptare e deri te komunikimi me ish-bashkëshortin Robert Nolfe dhe djalin Luke.
Ka zbuluar se ikona e muzikës shqiptare ndodhet në dhomën e hotelit dhe se ndihet shumë e lumtur, veçanërisht pas bisedës me ish-burrin dhe djalin.
“Parashqevia ndodhet në dhomën e hotelit. Është shumë e lumtur se pati telefonatën që priste me shumë vite, me djalin e saj Luke dhe ish-bashkëshortin Roberti. Ajo u gjet nga Elvira Tate. Ajo pati qasje shumë të vërtetë, e do atë dhe nuk diti se çfarë t’i jepte. Të gjitha zërat që thonë se pse u hodhën videot, unë them se të gjitha këto nuk kanë rëndësi. Kjo na ndihmoi që unë personalisht të shkoja ta përqafoja”, u shpreh ai.
hashë të bëjmë kujdes mos ta shpërndajmë. Derisa erdha në Neë York, mbaj mend që telefonova vajzën e Elvirës, Stelën dhe e pyeta, më tha që i ka premtuar mamit që do të takohen nesër. Ishte një moment kur unë isha këtu dhe ajo në të ftohtë. Doja ta gjeja ta takoja, doja t’i flisja. Unë e kisha idhull në mënyrën se si vishej. E shikoja nga dritarja dhe thosha se si do të flej kur ajo është në rrugë.
Elvira vazhdoi ta kërkonte dhe e gjeti. Nuk ishte në më të mirën e saj. Unë i afrohem, ndërkohë që Elvira i kishte treguar për mua. Më tha mos më përqafo se nuk mbaj erë të mirë, i thashë ti mban erë shumë të mirë. Nuk u ndamë që atëherë.
Ka një problem, me imazhin e Parashevi Simakut është folur gjatë, nuk është folur si duhet dhe të qartë. Unë isha ndikuar nga njerëz të tjerë dhe kisha gabuar. Ajo nuk është e sëmurë. Ka ndenjur tetë vite në rrugë, pa botoks dhe shkëlqente. Fliste vetëm për gjëra të bukura dhe djalin e saj.
Ajo grua është trajtuar si një plaçkë, si një krijesë e panevojshme për shoqërinë. Ajo është mirë. Ajo nuk është mirë sepse është nënë dhe e humbi djalin. Mendoj që është hedhur shumë baltë. Më tha tregoju shqiptarëve që unë këndoj shqip. Jam përpjekur që ta nxjerr sa më dinjitoze.
Unë bëra të mundur që të bëj takimi. Ajo u ul në një vend tjetër duke biseduar me ish-bashkëshortin dhe djalin. Më ka thënë, ti e mbajte premtimin unë nuk do iki më. Ti e mbajte premtimin, unë do të rikthehem në skenë, do të bëj gjëra të bukura për djalin tim. Ajo është një emblemë e artit shqiptar. Më bën të ndihem krenar që jam shqiptar”.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...