Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merr pjesë të mërkurën në punimet e Samitit të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, takim i cili po zhvillohet në Bruksel.
Në fillim të samitit, kryeministri Rama u prit nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa.
Në këtë takim liderët pjesëmarrës realizuan edhe ‘Foton Familjare’.
Temë kryesore e samitit BE-Ballkani Perëndimor do të jetë zgjerimi i Bashkimit Evropian me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë samitit në veçanti pritet të trajtohet edhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Plani Ekonomik dhe i Investimeve, Axhenda e Gjelbër dhe Digjitale për Ballkanin Perëndimor, si dhe fusha të tjera si Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë, luftimi i kërcënimeve hibride dhe kibernetike dhe migracioni.
Sipas diplomatëve në BE, ky samit do të jetë rast për të diskutuar bashkëpunimin konkret në shumë fusha, prej asaj politike, të mbrojtjes dhe sigurisë, deri tek energjia. E gjithë kjo do t’u ndihmojë vendeve të rajonit që më shpejtë të bëhen gati për integrim në BE, duke forcuar në të njëjtën kohë edhe ekonomitë e tyre dhe duke rritur stabilitetin rajonal përmes zgjidhjes së mospajtimeve të tyre./rtsh.al
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...