Google ADS

Digjet një shtëpi në Shkup, një person e ka humbur jetën ndërsa një është dërguar në spital

19:48 | 18 Dhjetor 2024
Q L

Nga zjarri në një shtëpi në Shkup, që ka ndodhur mbrëmë, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është dërguar në spital me simptoma të mbytjes.

Siç kumtoi MPB-ja, më 18.12.2024 në ora 00:51 në SBP Shkup është raportuar se në rrugën “Finska” në Shkup ka shpërthyer zjarr në shtëpi, në pronësi të M.A.(71).

“Pas shuarjes së zjarrit, nga një ekip i Brigadës zjarrfikëse Shkup, pronari është gjetur i vdekur, ndërsa mjeku i ndihmës emergjente e ka konstatuar vdekjen. Ndërkaq, bashkëshortja e tij A.V (68) me simptoma të mbytjes është dërguar në Kompleksin e klinikës “Nënë Tereza” në Shkup, theksojnë nga MPB-ja.

Zjarri është shuar, ndërsa kontrollI është kryer nga ekipi i SPB Shkup./telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme