Nevoja për përshpejtimin e procesit integrues dhe mirëkuptimi i përbashkët për të zhbllokuar rrugën tonë drejt BE-së ishin temat e takimit të sotëm të kryeministrit Hristijan Mickoski me zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, në kuadër të Samitit BE – Ballkani Perëndimor.
“Në Bruksel pata një takim me zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas. Në takim diskutuam nevojën që BE-ja të përshpejtojë procesin e integrimit dhe të angazhohet përmes vullnetit të mirë dhe mirëkuptimit për të zhbllokuar rrugën tonë drejt BE-së. I shpjegova pozicionet dhe objektivat tona. Maqedonia meriton të ecë përpara në integrime”, deklaroi Mickoski.
Siç njoftoi Qeveria, kryeministri Mickoski përveç pjesëmarrjes në Samit do të ketë takime edhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe me homologët e tij nga Spanja dhe Polonia, Pedro Sanchez dhe Donald Tusk.
Mickoski nesër do të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Evropiane (EPP), i cili do të mbahet para takimit të shefave të shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të BE-së./telegrafi/
Një gotë verë, më shumë shëndet për zemrën
Sara i kërkon falje Xuxit, a e pranoi ai
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
“M’ke shajtë me rob”, vazhdon përplasja mes Sarës dhe Xuxit
Eltoni rrëfen mes lotësh për takimin me Parashqevinë: Është ...
Bedri Hamza: Me Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës për...