Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se, pas një angazhimi të jashtëzakonshëm nga menaxhmenti dhe stafi i Termocentralit (TC) Kosova B, kanë përfunduar me sukses sanimet e defekteve të paraqitura në kaldajë dhe njësia B-1 është rikthyer në operim.
Në njoftim thuhet se sinkronizimi i njësisë B-1 me rrjetin është realizuar sot, më datë 18.12.2024, në ora 15:35 minuta.
Sipas KEK-ut ky rikthim në operim i njësisë B-1 përfaqëson një arritje të rëndësishme për KEK, duke kontribuar në stabilitetin e prodhimit të energjisë elektrike në vend.
“Ne falënderojmë të gjithë punonjësit për angazhimin e tyre dhe jemi të bindur se ky sukses do të ndikojë pozitivisht në operimet tona të ardhshme”, thuhet në njoftim.
Një gotë verë, më shumë shëndet për zemrën
Sara i kërkon falje Xuxit, a e pranoi ai
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
“M’ke shajtë me rob”, vazhdon përplasja mes Sarës dhe Xuxit
Eltoni rrëfen mes lotësh për takimin me Parashqevinë: Është ...
Bedri Hamza: Me Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës për...