AGK-ja dënon kërcënimin me vrasje ndaj Ilir Mirenës

15:26 | 18 Dhjetor 2024
K.B

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me kërcënimin me vrasje që gazetari dhe drejtuesi i portalit “Periskopi”, Ilir Mirena ka marrë sot.

Siç njofton AGK-ja, Mirena e ka postuar në Facebook një koment në të cilin një person i shkruan: “Ky veq plumin e ka hak e meriton”.

AGK-ja është thellësisht e shqetësuar me natyrën kërcënuese për jetë të mesazhit, dhe e fton Policinë e Kosovës që ta hetojë urgjentisht rastin.

“Ky kërcënim është vazhdimësi e të tjera kërcënimeve të ngjashme ndaj gazetarëve dhe aktivistëve në kohët e fundit. AGK-ja e fton sërish Qeverinë e Kosovës dhe partinë në pushtet, që të mos nxisë, por të kontribuojë në zbutjen e diskursit të rënduar publik kundër gazetarëve dhe mediave në Kosovë”, thuhet në reagim./Arbresh.info/

Të ngjashme