UEFA delegon gjyqtarët kosovarë për ndeshjen e Conference League

15:18 | 18 Dhjetor 2024
D.H

Gjyqtarët kosovarë me punën e madhe që po e bëjnë janë duke u shpërblyer duke marrë detyra të rëndësishme në garat evropiane.

Gjatë ditës së sotme UEFA ka deleguar Visar Kastratin si gjyqtar kryesor për të ndarë drejtësinë në ndeshjen, Molde – Mlada Boleslas në kuadër të garës Conference League – faza e grupeve.

I deleguar nga UEFA është edhe Dardan Çaka si AVAR. Në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Molde Stadion” në Norvegji, Kastratin do ta asistojnë Fatmir Sekiraqa dhe Arbnor Bullatovci, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Lirim Mehmeti.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten, më 21 dhjetor, me fillim në orën 19:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme