Dogana dhe Policia e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabanimit me mallra në brezin kufitar RKS-RMV në zonë që kufizohet me komunën e Viti-së.
Në njoftim thuhet se gjatë kontrollit janë hasur mallra komerciale të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut për të cilin mall nuk kishin asnjë dokument mbi prejardhjen e tyre.
“Nga njësitë e lartcekura është kryer edhe një kontroll në Prishtinë në depon e të dyshuarve ku janë hasur, mallra të ndryshme komerciale pa prejardhje dhe pa dokumentacion përkatës. Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore ku për procedim të mutjeshëm të rastit. Vlera e mallrave sipas tregut është mbi 30.000€ pa llogaritur shmangiet doganore “, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Digjet një shtëpi në Shkup, një person e ka humbur jetën ndë...
SHBA i kërkon Evropës t’i japë fund varësisë energjeti...
Shefi i Këshillit Evropian: Zgjerimi është prioritet për ne
Vullneti shkakton të qeshura teksa imiton ‘tipin’ e Gresës n...
LDK prezanton 38 kandidatet për deputete, Abdixhiku: Rruga d...
Diçka e re po vjen nga Keisi Medini?