Jasharaj i reagon Nagavcit për lojërat e rrezikshme të fëmijëve në rrjetet sociale

13:43 | 18 Dhjetor 2024
K.B

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, i është drejtuar me një letër ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci sa i përket lojërave të rrezikshme në rrjetet sociale.

Në reagimin e SBASHK-ut, thuhet se duke pas qëllim që të mësimdhënësit të ishin sa më të përgatitur , që të angazhoheshin në shpjegimin e drejtë të rolit të mediave, në bashkëpunim me Departamentin e gazetarisë përgatitem materialet e duhura dhe aplikuam në Këshillin Shtetëror të Licencimit që të aprovohej ky program.

“Sa ishte i aprovuar ky program SBASHK falë përkushtimit dhe gatishmërisë së profesorëve të nderuar të gazetarisë organizoi trajnimin “Edukimi medial dhe roli i tij në zhvillimin shoqëror dhe demokratik” dhe shpresonin se bazuar në situatën aktuale do të nxitej debat dhe do të vendosej që edukimi media të jetë lëndë obligative në shkollat tona. Mirëpo, kur SBASHK-u kërkoi në Këshillin Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve që t’i vazhdohet aprovimi për këtë trajnim ju u kujdeset që kjo të mos ndodh dhe ky aktivitet shumë me rëndësi e që zgjoi interesim të madh të mësimdhënësit nuk organizohet më. Të njëjtën gjë e bëre edhe lidhur me trajnimin “Roli i mësimdhënësve për mbrojtjen e fëmijëve nga format e rrezikshme të punës”, materiali për të cilin ishte përgatitur në bashkëpunim me përfaqësuesen e Organizatës Ndërkombëtare të Punës. SBASHK kishte organizuar trajnime me mësimdhënës kudo në Kosovë , por nuk mundi të vazhdohej me këtë aktivitet tepër të rëndësishëm sepse MASHTI-t nuk i pëlqente pse ne po organizonim me buxhetin tonë modest këtë trajnim shumë domethënës, thuhet në reagimin e kësaj sindikate.

Sipas Jasharajt, SBASHK-u ishte angazhuar që t’i përgatiste mësimdhënësit që t’u ndihmojnë nxënësve për të kuptuar drejt rolin e mediave, por edhe për t’ua shpjeguar rreziqet që atyre u kanosen nga përdorimi i gabuar i disa prej rrjeteve sociale.

“Ministre ne u angazhuam konkretisht që të përgatitim mësimdhënësit që t’u ndihmojnë nxënësve për të kuptuar drejt rolin e mediave , por edhe për t’ua shpjeguar rreziqet që atyre u kanosen nga përdorimi i gabuar i disa prej rrjeteve sociale. U angazhuam në përgatitjen e kuadrove që do të jepnin kontribut në përpjekjet për ruajtjen e fëmijëve nga format e rrezikshme të punës, por ti e shtyrë nga inati na pamundësove të vazhdojmë . Ne u munduam dhe kishim vullnet të kontribuojmë me angazhime konkrete , ndërsa ti po mendon se obligimi që keni për të mbrojtur nxënësit nga rreziqet e shumta prej rrjeteve sociale dhe nga format e punëve të rrezikshme mund të arrihet me Udhëzime e letra, që zakonisht përfundojnë të palosura mbi tavolina . Prindër të nderuar kjo është e vërteta dhe po e shihni kur është angazhuar konkretisht e kush me fjalë e letra”, thuhet tutje në reagim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme