Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër disa personave lidhur me një rast të tentimvrasjes që ka ndodhur më 22 maj në fshatin Krajk të Prizrenit.
Sipas njoftimit, disa prej të pandehurve fillimisht i kishin ndërprerë rrugën njërit prej viktimave me vetura duke e sulmuar dhe shtënë në drejtim të tij. Ndërsa në rastin tjetër, viktima tjetër ishte ndjekur nga dy persona të tjerë. Pas të dyja këtyre rasteve, të pandehurit kishin hasur përsëri në viktimat dhe i kishin rrahur.
Aktakuza thotë se më 22 maj, në afërsi të tyrbes së fshatit, të pandehurit H.L., Sh.L, dhe A.L. me dashje kanë tentuar të vrasin M.Q. dhe duke rrezikuar jetën e të dëmtuarave Gj.B. dhe S.Q. si pasagjere në veturë. Sipas aktakuzës, i pandehuri A.L. u ka dalë përpara veturës që drejtohej nga i dëmtuari. I pandehuri A.L. me shufër metalike e ka thyer xhamin e përparmë të veturës, ndërsa i pandehuri Sh.L. me pistoletë “Crvena Zastava 99” ka shtënë 4-5 herë duke e goditur të dëmtuarin në të dy këmbët. M.Q. kishte arritur të ikte në drejtim të Prizrenit.
Ndërkohë, afërsi të tyrbes së fshatit të pandehurit I.L., e A.L., të pajisur me një pistoletë në dorë i afrohen të dëmtuarit B.Q., i cili ishte duke qëndruar në afërsi të automjetit të tij, me ç’ rast përdorin forcë ndaj tij duke e goditur të njëjtin me pjesën e topitur të pistoletës.
Pastaj, të pandehurit H.L., I.L., H.L., Sh.L., dhe Z.L., pas konfliktit në fshatin Krajk, i kanë ndjekur me automjete të dëmtuarit dhe pasi ishin ndalur në një pompë benzine i kishin sulmuar duke iu shkaktuar lëndime të tjera, që janë konstatuar me dokumente ligjore.
Në njoftimin e Prokurorisë theksohet se H.L., Sh.L. dhe A.L. akuzohen për veprën penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë”, të pandehurit I.L, dhe A.L., për veprën penale “Sulmi”, të pandehurit H.L, I.L, H.L, Sh.L dhe Z.L., për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe H.L., Sh.L., I.L., për veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit../Arbresh.info
Rina Balaj thumbon Butrint Imerin: Është i mbivlerësuar
Gresa e imiton Drilonin se si e përqafoi Saren për herë të p...
Operacion i EUROPOL dhe SPAK: Nëntë të arrestuar, konfiskohe...
Nesër prezantohet qasja e Qeverisë për Programin për Paranda...
“Edhe ky shumë dyfytyrësh” – Për cilin banor e ka fjalën Xhe...
Sveçla dhe Krasniqi vlerësuan përkushtimin e policisë në ras...