I përhershmi Uzuni tashmë edhe njëherë tregoi se çfarë top-klas sulmuesi është me realizimin e 3 golëshit të mbrëmshëm në La Liga 2 kundër Cartagenas. Granada, shtëpia e tij e preferuar është kthyer në një arenë dëfrimi për shqiptarin që nuk po ndalet dhe as ka ndërmend të ndalet në shënimin e golave.
Pas përfundimit të takimit në Spanjë, Myrto mori topin për në shtëpi dhe dha një intervistë të shkurtër për faqen e klubit andaluzian.
E rëndësishme në radhë të parë është ekipi. Mora shumë topa sot nga shokët e skuadrës dhe më ndihmuan. Po punojmë fortë së bashku.
Jam shumë i lumtur për hat-trick që realizova dhe për fitoren e skuadrës. Jemi të gjithë të lumtur. Sa herë shënoj jam i gëzuar.
Ka alegri në kampin tonë dhe ndihemi mjaft mirë. Të gjithë vëmë ekipin në radhë të parë. Më vjen mirë që çdokush që ishte në stadium u ndie i kënaqur.”, u shpreh Uzuni.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...